Perurohet ura e re Morandi ne Xhenova

Perurohet ura e re Morandi ne Xhenova

77
0
Shares

Eshte përuruar zyrtarisht nga kryeministri Giuseppe Conte, ura e Xhenovas. Ajo perfundoi pas 620 ditësh punë të vrullshme, me tre turne që nuk është pezulluar edhe në fazën më kritike të epidemisë të koronavirusit.

I realizuar i tëri në çelik, ura është e gjatë 1067 metra, e mbajtur nga 19 kolona që e mbajnë 40 metra  nga toka.

“Kjo është një ditë speciale, një shenjë që shteti nuk  e ka harruar Xhenovën, edhe pse plaga nuk do të harrohet kurrë, ashtu si dhe përgjegjësitë asaj tragjedie”, deklaroi kryeministri italian gjatë ceremonisë së bashkimit të trasesë.

Ura do të jetë gati për qarkullimin  e makinave gjatë muajit korrik të këtij viti, duke bashkuar sërish qytetin italian.

Ura u rrezua me 18 gusht te 2018.

Ura “Morandi”, që bashkonte pjesën lindore me atë perëndimore të qytetit, për një defekt në strukturë u shemb në pak sekonda, pa lajmërim, duke marrë me vete jetën e 43 personave, mes tyre edhe dy shqiptarë, Marius Djerra dhe Edi Bokrina.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY