Testi i parë për COVID-19 është bërë më parë se deklarimi i...

Testi i parë për COVID-19 është bërë më parë se deklarimi i rasteve në Mars, detajet nga ISHP

67
0
Shares

Testi i parë për COVID19 në Shqipëri është kryer më 31 janar të këtij viti. Kështu u shpreh në përgjigje të interesit të medias, përfaqësuesja e ISHP, Rovena Daja në përfundim të përditësimit të bilancit për ditën e sotme.

Daja tha se testi i parë është kryer në laboratorin e Virologjisë ndaj një personi të dyshuar, pa sqaruar se si ka rezultuar ai.

Disa ditë më parë dhe Silva Bino deklaroi se në muajin shkurt janë parë raste sporadike dhe jo të rënduara të qytetarëve të prekur me koronavirus. (Kujtojmë se më 9 mars u konfirmuan zyrtarisht dy rastet e para me Covid-19).

Sa i takon riatdhesimeve dhe përse shtetasit shqiptarë që kthehn në Atdhe nuk karantinohen në Kavalishencën e Durrës,  ajo tha se është vendosur për struktura të posacme duke qenë se numri i personave që kthehen është i lartë.

vijon..
/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY