Krijim qeverie dhe jo zgjedhje/Zbulohet emri i kandidatit për Kryeministër nga LDK

Krijim qeverie dhe jo zgjedhje/Zbulohet emri i kandidatit për Kryeministër nga LDK

106
0
Shares

Pas një ore diskutime në kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Gazeta Insajderi, mëson nga burime brenda kësaj partie se mandatari për kryeministër pritet të jetë Avdullah Hoti.

Ndonëse ende nuk ka përfunduar mbledhja, Hoti pritet të jetë kandidati i LDK-së, për kryeministër në Qeverinë e re.

Së fundmi, emri i vetë Mustafës ka qenë më I përfoluri për të qenë kandidat, mirëpo një gjë të till kreu i LDK’së as nuk e ka pranuar e as nuk e ka mohuar në deklarimet e tij.

Në takim me presidentin e vendit, Mustafa ka thënë se partia e tij është e gatshme që të merr përgjegjësitë për krijimin e shumicës në Kuvendin e Republikës së Kosovës nëse i ofrohet një mundësi e tillë.

Thaçi nderkaq dje ka thënë se qeveria rrejedh nga Kuvendi, prandaj sipas tij propozimi duhet të rrjedh nga partia politike apo koalicioni që mund të ketë gjasa për krijimin e qeverisë dhe që do të marrë votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY