OFL nuk i ka ndalur aksionet gjatë pandemisë: 9 automjete të sekuestruara...

OFL nuk i ka ndalur aksionet gjatë pandemisë: 9 automjete të sekuestruara nga Tirana në Dibër

60
0
Shares

Operacioni Forca e Ligjit i është kthyer aksioneve, duke treguar se kane vijuar aksionet dhe ne kushtet e pandemisë. OFL ka vendosur sekuestro në kushtet e emergjencës për 9 automjete.

Gjithashtu është vendosur sekuestro edhe për një pasaportë, për moslejimin e daljes jashtë shtetit të poseduesit të saj.

Janë sekuestruar

– Tre automjete autovetura në pronësi të shtetasit Edison Dushku, banues në Farkë të Tiranës, të cilit në shkurt i ishte dërguar formulari për deklarimin e pasurisë;

– Automjeti fuoristradë në pronësi të shtetasit G. K., banues në Maqellarë, Dibër;

– Automjeti Audia A6, në pronësi të shtetases V. H., banuese në Korçë;

– Automjeti  në pronësi të shtetases L. M., banuese në Lezhë;

– Automjeti  në pronësi të shtetasit A. G., banues në Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases E. K., banuese në  Gjirokastër;

– Automjeti në pronësi të shtetases L. K., banuese në  Gjirokastër;

Gjithashtu, bazuar në Nenin Nr. 11 për “Masat parandaluese personale në raste emergjencës”, i është bërë bllokimi i pasaportës dhe i është ndaluar dalja jashtë shtetit për një afat 6-mujor një shtetasi, banues në Lezhë.

“Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, automjetet i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimit të Aseteve dhe dosjet pasurore të këtyre personave do t’i kalojnë SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.

OFL thotë se gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie nuk ka ndërprerë asnjë ditë punën, por ka vijuar me veprime për kompletimin e dosjeve hetimore të shtetasve që janë subjekt i OFL-së.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY