Xhaxho rrëfen sekretet e COVID-19 dhe gjendjen brenda spitalit: Të rrëzon pak...

Xhaxho rrëfen sekretet e COVID-19 dhe gjendjen brenda spitalit: Të rrëzon pak nga pesha

1852
0
Shares

Mjeku reanimator Roland Xhaxho, që mundi koronavirusin, pas një trajtimi në Infektiv tregon për “News 24” betejën me sëmundjen, ndërkohë që i duhet të rrijë në izolim edhe për 14 ditë.

Xhaxho thotë se prej virusit ka rënë pak nga pesha por mendërisht dhe fizikisht s’kishte probleme sepse pasi është mësuar me ambientet e mbyllura.

Ndërkohë ai tha që ka 1 muaj e gjysëm që nuk sheh nënën e tij të moshuar dhe vjehrrën por Xhaxho thotë se mosha e thyer ”duhet të mbrohen duke u izoluar kurse të rinjtë duhet të dalin dhe të punojnë por të mbrojnë nga ana tjetër të moshuar.

Xhaxho tha se në reanimacion nuk kishim të intubuar. Aktualisht, shumë pak pacientë mund të kontaminohen dhe janë ata që kanë patologji të tjera.

Po ju tregoj një sekret të vogël.Kam nënën 85 vjeçare. Kam 1 muaj e gjysëm që nuk i kam parë. Të lirohen për të rinjtë por të mbrohen për të vjetrit. Të sakrifikojë, të punojë por të mbrojë. Pra familjarët të izolohen.

Ne mjekët kemi një gjë specifike që jemi mësuar të punojmë në ambiente të mbyllura 24 orë. Nuk ndjeja ndonjë gjë pasi kur kam qenë i ri kam punuar edhe 1 javë në reanimacion. Tani jam 2 herë negativ. Kjo sëmundje të rrëzon pak nga pesha por aspektit mendor dhe fizik s’ka probleme. Unë po punoj, kam hapur kompjuterin. Pacientët më stimulonin se më thoshin doktor shërohu dhe kthehu se po të presim.”- tha Xhaxho.

Pyetur për masat e lehtësimit, nëse është moment i duhur apo jo, mjeku thotë: Duhen mbrojtur të vjetrit, rinia të bëjë sakrificë të rrijë larg prindërve e të dalë të punojë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY