BE sjell 20 mijë teste në Shqipëri: Sa më të besueshme të...

BE sjell 20 mijë teste në Shqipëri: Sa më të besueshme të jenë, aq më efektive lufta

69
0
Shares

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luiggi Soreca ka njoftuar se në Shqipëri do të mbërrijnë 20 mijë teste për koronavirusin.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Soreca thotë se testet janë donacion nga BE, ndërsa thekson se sa më të besueshme janë testet aq më efektive është lufta kundër virusit vdekjeprurës COVID-19.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë.  Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Ne shumicen e rasteve, qeveria eshte akuzuar nga opozita dhe jo vetem, se po kryen nje numer te vogel testesh, ndersa vetem sot, kreu i PD i beri thirrje autoriteteve te shtojne testimet ne menyre qe te minimizohet perhapja e koronavirusit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY