Ministrja njofton shërimin e mjekut të njohur: Së shpejti do lerë Spitalin...

Ministrja njofton shërimin e mjekut të njohur: Së shpejti do lerë Spitalin Infektiv

70
0
Shares

Mjeku i njohur, Roland Xhaxho, i cili rezultoi i infektuar me koronavirus disa ditë më parë është shëruar dhe pritet të lërë Spitalin Infektiv.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në facebook.

Sipas ministres, janë 40 persona nga personeli shëndetësorë që janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa numri total i atyre që kanë fituar këtë betejë është 327.

Postimi i plotë:

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv

Janë 40 personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 Deri tani janë 327 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY