Përplasja me armë në Tiranë, vajza e plagosur ka shpëtuar jetën e...

Përplasja me armë në Tiranë, vajza e plagosur ka shpëtuar jetën e një tjetër qytetari

162
0
Shares

Një përplasje me armë zjarri mesditen e se premtes ndodhi mes një efektivi policie dhe Orgest Bilbilit një i shumëkërkuar për një sërë veprash penale.

Si pasojë e përplasjes së ndodhur me armë zjarri është plagosur Bilbili dhe një vajzë që po kalonte rastësisht aty. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka vizituar në spital qytetarën me iniciale M.P.

Gjatë kësaj vizite e plagosura i ka thënë ministrit se në atë moment nuk e ka marrë vesh se çafrë ka ndodhur. “S’e mora vesh ca ishte”.

Ndërsa zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu, duke referuar vajzës që mbeti e plagosur gabimisht tha se “ka shpëtuar jetën e një tjetri që e ka shtyrë”.

Postimi i plote:

Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.

Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, me respekt takova edhe punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, pëgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri.

Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë 🇦🇱👮‍♂️🇦🇱.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY