“ Me 30 milionë euro beton, paguhen 2 muaj 70 mijë fasonë”

“ Me 30 milionë euro beton, paguhen 2 muaj 70 mijë fasonë”

74
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sot ne nje interviste me gazetaren Nisida Tufa se mbyllja e fasonerive është emergjencë mbi emergjencat. Me 30 milionë euro beton, paguhen 2 muaj 70 mijë fasonë, tha ai.

Pjese nga intervista:

Shtrirja e efekteve të VKM për pagesat krinimale pas 1 prillit, duke lënë të pambuluar Marsin është e papranueshme. Kjo është e rrezikshme. Kjo kushton jetë. E vetmja gjë që nuk ndalet janë tenderat. Edhe dje 7 milion euro tendera për beton. Më falni, por kjo është papërgjegjshmëri në kufijtë e kriminales. Çfarë kam kërkuar dje? Kam kërkuar t’u jepet fund standardeve të dyfishta, ku vendos masa që do të nisë nesër, jo më shumë se një familjar, jo më shumë se një orë! Dakord. Çdo masë e kemi përshëndetur, madje kemi kërkuar të merren më përpara dhe më të forta. Kjo është një masë për të mbrojtur shëndetin dhe unë vazhdoj të përsëris thirrjen ndaj çdo qytetari që të marrë masa për distancimin social për izolimin. Por është standard i dyfishtë mos të mbyllësh fasonët. Të mbash të mbushura ambiente të vogla, të mbyllura, me mbi 100 punonjës. Gra, vajza, kryefamiljare. Pse i mban?! Sepse nuk do t’i kompensosh. Pse nuk do t’i kompensosh? I ke paratë. Shoqata e Fasonëve thotë se janë 70 mijë njerëz gjithsej. Paga është minimale pothuajse për shumicën prej tyre. Me 200 euro po t’i paguash ke 14 milion euro në muaj. Po i shtoj dhe 1 milion rezervë, 15 milion euro në muaj. Vetëm në dy ditë ka pagur, 22 milion javën e kaluar, 7 milion këtë javë. Kjo është e papranueshme. Prandaj i bëj thirrje t’i thërrasë mendjes, të lërë fjalimet skandaloze dhe të bëjë detyrën, sepse situata po kalon kufijtë e të papranueshmes. Është vetëm përgjegjësia e tij dhe e qeverisë nëqoftëse këto kthehen në vatra infeksioni dhe zhbëjnë çdo sakrificë tjetër. Ia parashtrova edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën. Më tha që do ta shqyrtojmë. E enjte, e premte, e shtunë. Çfarë presim?! Presim të plasë epidemia në fasoneri?! Pse? Unë e kuptoj edhe kujdesin për financat, por them dhe njëherë: 15 milion euro, që është fondi maksimal për këta 70 mijë punonjës të fasonëve, e para punës ke ku t’i gjesh, se kur ke për t’i dhënë 22 milion euro 4 vetave për beton, 7 milion të tjera i dhe dje, pra 2 muaj mund të mbulosh vetëm fasonët me paratë që i ke ndarë në 7 apo 8 veta për beton. Për beton! Për beton në këto kohë. Dhe përtej kësaj, edhe po të mos ishte kjo, kostoja në jetë njerëzish do të jetë e papërballueshme. Ndërsa kostoja financiare do të jetë edhe më e madhe, se këta njerëz do të kenë nevojë edhe për kurim. Do të kenë nevojë për mjekë, për respiratorë. Do të kenë nevojë për ilaçe. Kostoja ekonomike do të jetë edhe më e madhe, kostoja në buxhet do të jetë edhe më e madhe. Pra, është një budallallëk me brirë për këdo që mendon se mund të kursejë sot qindarkën dhe të harxhojë nesër milionat duke mos mbyllur këto biznese, të cilat për nga natyra e tyre mund të kthehen në vatra dhe burim infeksioni. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar dhe e konsideroj sot situatën, emergjencë mbi emergjencën. Nuk ka më kohë për shfaqje. Nuk ka më kohë për propagandë. Thirrja ime është e qartë. Të marrë masa, në rradhë të parë për të realizuar totalisht distancimin social aty ku duket qartë se situata mund të dalë jashtë kontrollit. Ne kemi raportime, por i kemi qëndruar larg dhe s’kemi bërë panik në njerëz, panikmbjellëse, kobndjellëse. Kemi raportime konkrete. Ju i keni raportuar, Call Centers, fasoneri, fabrika çimentosh në të cilat ka filluar infeksioni. Çfarë duhet të presim, që të bëhet masive?!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY