Basha: Koha me “alo alo”, ka ikur me Çavezin

Basha: Koha me “alo alo”, ka ikur me Çavezin

51
0
Shares

Keeu i PD, Lulzim Basha tha sot per news 24 se cdokush në nevojë duhet të përfitojë! Nga paketa nuk përfitojnë më shumë se 1/3 e njerëzve në nevojë. Koha me “alo alo”, ka ikur me Çavezin, tha ai.

Pjese nga intervista:

Në pjesën e masave shtrënguese ne, orientimi ynë si opozitë ka qenë gjithmonë një hap përpara jo një hap prapa kësaj që po ndërmerr qeveria. Nuk është problem tek masat shtrënguese sepse masat shtrënguesë janë të domosdoshme. Problemi është që nuk mund të kesh masa shtrënguese pa masa mbështetëse, as në shoqëritë më të përparuara e jo në shoqëritë si tonat. Nuk mund të kesh standart të dyfishtë. S’mund t’u thuash njerëzve që do të nxjerrësh një njeri nga familja vetëm një orë sepse e tillë është situata dhe dhe nga ana tjetër të çosh 200, 300 kryefamiljarë në një fasoneri për 8 orë dhe të thuash t’I marri masat pronari aty. Pse? Sepse s’do që të paguash pagën minimale. Pse s’do ta paguash pagën minimale? Sepse s’ke lekë? Po lekët për këta ku I gjete? 30 milionë euro beton ku I gjete? E pra, këtu ka një standart tgë dyfishtë. Këtu ka një papërgjegjshmëri, nuk e di çfarë mund ta quani ju këtë. Që të japësh 22 milionë euro 4 vetave para një jave. Apo 7 milionë euro tendera para 1 dite. Çfarë mund ta quash? Papërgjegjshmëri, budallallëk, korrupsion kriminal? E dyta, është bërë akti normativ me shumë vonesë. Të dyja masat janë marrë me vonesë. Edhe fatkeqësia natyrore, një javë , ditë për ditë duke e kërkuar më në fund e morën masën. Tani fatkeqësia natyrore, shpallja e fatkeqësisë natyrore vjen edhe me të drejta edhe me detyrime. Qeveria ka të drejtë të emërojë mbylljen. Ka të drejtë të imponojë masa shumë të rrepta, por ka edhe detyrimi të mbështesë njerëzit. Ky është kuptimi I ligjit të fatkeqësive natyrore. Ka detyrimin t’I mbështesë njerëzit. Kush mund të më thotë se si do të bëhet ky disbursimi I këtyre fondeve të pakta që kanë dhënë? Shikoni çfarë ndodh. Fillojnë në prill efektet. Gjithsej me një shumë totale prej 65 milionë euro. Në fakt janë dollar, por t’i marrim euro për tre muaj fillon efekti në prill dhe shtrihet për tre muaj. Dhe çfarë është kjo? Kjo s’është asgjë. Krahasoni me Kosovën e cila ka vënë 170 mln euro paketa për pagat, qeratë, ndihmat sociale. Sa e ka Shqipëria 65 milionë. Kush i merr këto? Askush nuk e di. Dhe është lënë tani me një procedurë krejtësisht të paqartë në duart e një administrate dhe të një shteti, i cili 2 javë para pandemisë u cilësua i 13-ti më I korruptuari në botë.

Nuk është kjo mënyra, çdokush duhet të perfitoje, çdokush që është në nevojë duhet të përfitojë. Sigurisht jo njerëzit që s’kanë nevojë por gjithkush që është në nevojë duhet të përfitojë. Dhe me këtë paketë nuk përfitojnë më shumë se 1/3 e njerëzve që kanë nevojë, kam me qindra mesazhe të njerëzve, qindra ditë për ditë, lutenaman lexojeni”, gjëra nga më…aman është një familje që ma ka shkruar për herë të pestë “aman ngrije, dhe sot do ta ngre janë dy pensionistë me djalin që shkonte në një fabrikë, në një nga fabrikat e çimentos. Kush do të kujdeset për ne? Kush do të na i blejë ushqimet? Kush do të kujdeset? Kush do të na sigurojë që ai nuk e merr dhe nuk e sjell virusin këtu? E pra të gjitha këto kërkojnë veprim të menjëhershëm jo propagandë. As alo alo , ka ikur koha alo alo me Çavezin. Detyra e kryeministrit është e qartë, detyra e ministrave është e qartë, nuk është as të çojnë miell dhe makarona dhe shfaqje propagandistike po të marrin masat që ju kërkon ligji për fatkeqësitë natyrore. Te mbyllin të gjithë fasoneritë, të gjithë call centers, të gjithë fabrikat. Këto para që janë vënë janë të pamjaftueshme. Të vendosin para të tjera në buxhet, të nisë menjëherë disbursimi në fund njerëzit të kenë lekë me llogaritë e tyre. Përndryshe do të jetë një katastrofë sociale dhe do të jetë një katastrofë ekonomike, një gropë konsumi nga e cila nuk do e marrim dot veten. Prandaj duhet vepruar shpejt, duhet vepruar menjëherë duhet vepruar me vendosmëri, duhet një plan i mirëmenduar. Në e kemi bërë propozimin tonë është solid është i mbështetur në buxhet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY