Kërkohej në Itali për trafik droge, kapet 46-vjecari në Durrës

Kërkohej në Itali për trafik droge, kapet 46-vjecari në Durrës

69
0
Shares

Një 46 vjeçar, i kërkuar në Itali për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike u arrestua në Tiranë.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me interpol Tirana njoftojne se kanë arrestuar Artur Vaqon, 46 vjeç banues në Durrës.

Ai ishte i kërkuar dhe nga autoritetet italiane, ku gjykata e Torinos e ka dënuar me 13 vjet e 4 muaj burg për për kryerjen e veprave penale “Drejtim i organizatës kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike” dhe “Përdorimi i armëve të zjarrit.

“Strukturat e Policisë Durrës, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe atyre të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim ndërkombëtar: Artur Vaqo, 46 vjeç, banues në Durrës” – njoftojnë uniformat blu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY