Preket dhe stafi mjekësor nga koronavirusi, shënohet rasti i parë në Kosovë

Preket dhe stafi mjekësor nga koronavirusi, shënohet rasti i parë në Kosovë

22
0
Shares

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se një ditë më parë ka regjistruar personin e parë të infektuar nga stafi shëndetësor me koronavirus.

“Rasti i koleges tonë nuk do të na dekurajojë dhe demotivojë që së bashku me kolegët e tjerë të ofrojmë ndihmën mjekësore për pacientët tonë. Këtë do ta bëjmë në çfarëdo kushtesh dhe rrethanash”, është thënë në njoftimin e Klinikës Infektive.

Aktualisht në këtë Klinikë është thënë se janë duke u trajtuar 34 pacientë. Duke marrë parasysh të dhënat e fundit, aktualisht në Kosovë është raportuar për 86 persona të infektuar me Covid-19, sëmundje që shkakton koronavirusi i ri. Deri më tani një pacient ka vdekur me koronavirus në Kosovë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY