FOTO/Shpërthim e zjarr në një banesë në Devoll, humb jetën brenda gruaja...

FOTO/Shpërthim e zjarr në një banesë në Devoll, humb jetën brenda gruaja e moshuar

54
0
Shares

Një e moshuar humbi jetën mëngjesin e sotëm në Devoll pasi banesa e saj u përfshi nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poloskë, ndërsa viktima është Nezaqet Gjoza, rreth 89 vjeç.

E moshuara që jetonte aty ka ndërruar jetë pasi s’ka mundur të dalë dot nga banesa. Ngjarja dyshohet aksidentale.

Shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e zjarrit. Dyshohet se në banesa ka pasur municione pasi herë pas herë janë dëgjuar shpërthime fishekësh.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2020, rreth orës 05:10, jemi njoftuar se në fshatin Poloskë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases N.Gj., rreth 89 vjeçe, e cila ndodhej në ambjentet e brendshme të saj dhe për pasojë dyshohet të ketë humbur jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY