VIDEO/ Ja çfarë bën policia spanjolle dhe çfarë bën policia algjeriane

VIDEO/ Ja çfarë bën policia spanjolle dhe çfarë bën policia algjeriane

130
0
Shares

Ish deputetja e PD Albana Vokshi publikon nje video te policisë spanjolle duke kenduar për fëmijët në karantinë. Na duhet një kryeministër normal, jo një polic sadist që frymëzon dhunë, thote ajo.

Postimi i Vokshit:

Këngë për fëmijët, jo dhunë me shkop gome. 😍 Shikoni si ndryshon si nata me ditën policia algjeriane që Edi Rama e promovon për dhunën kundër qytetarëve 👎 me policinë europiane të një vendi demokratik si Spanja.

Policë që këndojnë dhe argëtojnë në distancë fëmijët. Video është e datës 17 Mars në një rajon të Spanjës së izoluar prej koronavirusit. Duke konsideruar argëtimin e fëmijëve në karantinë si shërbim për komunitetin, mesazhi i policisë spanjolle është frymëzues:

“Ky është gjithashtu një shërbim për qytetarin. Oficerët e policisë @PolprAlmeria janë gjithmonë duke u kujdesur për më të voglin e shtëpisë. Kjo është @policia juaj ”, kanë shkruar ata në Twitter. ❤

Shqiptarët nuk kanë nevojë të dëgjojnë 3 herë në ditë nga kryeministri fjalime me kërcënime, me dhunë dhe mallkime.

😷 Si njeri me dy fytyra, Edi Rama paguan për një ditë 22 milionë për 4 ndërtues, por akoma nuk ka lëshuar asnjë qindarkë për pagat e qytetarëve që po rrinë të detyruar në shtëpi, për bizneset e mbyllura, për shëndetësinë e dobësuar akoma më shumë nga koncesionet e tij korruptive.

Kjo kohë e vështirë na ka treguar se ne, më shumë se kurrë, nuk kemi nevojë për një polic sadist në krye të qeverisë, por për një kryeministër normal, që qetëson qytetarët, i inkurajon ata, nuk i përçan, por i bashkon.

https://www.facebook.com/559294428/posts/10158277286454429/?d=n

OptimizëmPolicia spanjolle hedh valle në MajorcaJa një video tjetër që tregon të vërtetën:Policia duke kërcyer e kënduar në një nga lagjet e Majorcës në kohën e izolimit të banorëve nga koronavirusi.

Publiée par Ylli Dylgjeri sur Samedi 21 mars 2020

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY