Pse Luksemburgu ka më shumë raste infektimi se sa Rusia

Pse Luksemburgu ka më shumë raste infektimi se sa Rusia

136
0
Shares

Rusia – shtet me 146 milionë banorë – ka më pak raste të konfirmuara sesa Luksemburgu, me vetëm 253 persona të infektuar. Në anën tjetër, Luksemburgu i ka vetëm 628 mijë banorë, por deri të shtunën ka raportuar 670 persona të infektuar dhe 8 të vdekur.

Masat e hershme parandaluese të Rusisë, përfshirë mbylljen e kufirit me gjatësi prej gati 4200 kilometrave me Kinën që nga 30 janari, mund të kenë kontribuar në shtyrjen e përhapjes së madhe, thonë ekspertët.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha gjatë kësaj jave se vendi i tij ka arritur ta parandalojë përhapjen masive të koronavirusit dhe se situata është nën kontroll, duke iu falënderuar masave të hershme dhe të ashpra për mbrojtjen e popullsisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga zyrtarët rusë, duket se strategjia e Putinit ka funksionuar. Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Rusi është befasisht i vogël, pavarësisht faktit se ky shtet e ka një kufi të gjatë me Kinën dhe se rasti i parë ishte regjistruar që në janar.

Përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Rusi, Dr.Melita Vujnoviq, tha se një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht është testimi i gjerë. “Testimi dhe identifikimi i rasteve, përcjellja e kontakteve, izolimi, këto janë të gjitha masat që i propozon OBSh-ja dhe të gjitha janë zbatuar tërë kohën”, tha ajo. “Edhe distancimi social është faktori i dytë që vërtet ka filluar relativisht herët”, shtoi mjekja, shkruan “CNN”.

Sidoqoftë, një pjesë e madhe e popullit nuk i beson shifrës zyrtare. Në mars, Shërbimi Federal i Sigurisë e largoi nga interneti një shkrim në të cilin pretendohej se numri i vërtetë i personave të infektuar është 20 mijë./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY