Rama ruan orarin e kufizimive pavarësisht rradhave, jep shifrat e ndihmës

Rama ruan orarin e kufizimive pavarësisht rradhave, jep shifrat e ndihmës

137
0
Shares

Deri dje kemi ndihmuar drejtëpërdrejtë mbi 14 mijë familje me ushqime, barna, asistencë strehim etj. Do vijojmë të trokasim në dyert e pensionistëve, të prekurve nga tërmeti për të gjitha nevojat, tha Kryeministri Rama.

“ OPERACIONI HUMANITAR KA NDIHMUAR NË 72 ORËT E FUNDIT 14428 FAMILJE MË NË NEVOJË

11089 FAMILJE ME NDIHMA USHQIMORE;

1203 FAMILJE ME MEDIKAMENTE DHE 2136 TË TJERA PËR NEVOJA TË TJERA URGJENTE”, tha ai

Në vijim ai iu përvesh atyre që e kritikojnë se ndihmat nuk shpërndahen sipas nevojave duke thënë se ju po qëndroni në shtëpi dhe nuk shikoni asgjë. Mund të më shani mua por mos u merrni me ata që po bëjnë sakrifica sot për të ndihmuar të tjerët.

Rama tha se nuk janë oraret ato që shkaktojnë grumbullimet e  njerëzve. Ne jemi në luftë, tha ai. Qytetarët duhet të mbajnë radhë dhe distancë nga njëri tjetri. Keni 8 orë në dispozicion, apo nuk doni të zgjoheni herët dhe të turreni të gjithë në orën 10 apo 12. Ne nuk do ta lejojmë.

Në vijim Rama tha se gabova dje me videon por nuk kam gabuar me mesazhin. Rashë edhe unë pre e qytetarit dixhital. Forcat tona të rendit nuk do të tolerojnë askënd se grumbullimet dhe xhirot janë të rreziksjhme dhe nuk do të tolerohen.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/614189952467831/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY