“Kjo është e rrezikshme”, Basha për grumbullimet: Na duhet një analizë objektive...

“Kjo është e rrezikshme”, Basha për grumbullimet: Na duhet një analizë objektive e kësaj praktike

94
0
Shares

Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, publikon në “Facebook” një foto të qytetarëve shqiptarë, që kanë mbushur sot rrugët dhe tregjet, për të bërë furnizime, për shkak të izolimit nga COVID-19, duke u shprehur se kjo është shumë e rrezikshme.

Basha shprehet se duhet nje analize objektive e kesaj praktike per ta ndryshuar sa me pare.

POSTIMI I BASHES

Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani.

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike POR duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive.

Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19.

Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY