Edhe 190 shtetas të gjobitur, policia jep detajet: Rritet dhe numri i...

Edhe 190 shtetas të gjobitur, policia jep detajet: Rritet dhe numri i shoferëve që thyejnë rregullat

44
0
Shares

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka evidentuar 98 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit.

Ata janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti.

Po ashtu është arrestuar në Kavajë shtetasi K. A., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk zbatuan urdhrin e dhënë për qëndrimin në banesë në oraret kufizuese, 190 shtetas, të cilët qarkullonin me biçikleta apo në këmbë, në oraret e ndaluara, pa ndonjë shkak apo arsye.

Ndaj u ndëshkuan me masën administrative 10.000 lekë, ndërsa 2 prej tyre, në Shkodër, janë proceduar në gjendje të lirë, për kundërshtim të punonjësit të Policisë.

Strukturat e Policisë thonë se do vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY