Rama rrezon propozimet e Bashes megjithese deri tani ka ndjekur propozimet e...

Rama rrezon propozimet e Bashes megjithese deri tani ka ndjekur propozimet e opozites

47
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashper sonte duke sulmuar kreun demojrat Lulzim Basha dhe propozimet e PD-së për qeverinë lidhur me planin ekonomik për të ndihmuar qytetarët, por edhe biznesin për të përballuar gjendjen e krijuar nga koronavirusi. Teksa e cilëson si maskaradë, Rama thotë se me këtë plan i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit duke hedhur poshtë propozimet.

“Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde!

Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!”, shkruan Rama.

Ne fakt deri tani Rama ka ndjekur propozimet e opozites vecse me vonese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY