Kalo poston pamje nga infektivi, prezantohen mjeket qe jetojne mes virusit

Kalo poston pamje nga infektivi, prezantohen mjeket qe jetojne mes virusit

78
0
Shares

Mjeku Tritan Kalo ka prezantuar permes nje postimi grupin e mjekeve te infektivit qe trajton pacientet e infektuar me koronavirus.
Nderkohe ai ka postuar edhe foto nga ilacet qe perdoren gjate kurimit.

Kete postim e ka shperndare me vone edhe Presidenti Meta duke vleresuar punen dhe kontributin e tyre per te perballuar koronen.

Postimi i Kalos:

15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….

Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….

NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….

Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY