Frika nga koronavirusi, dezinfektohen institucionet publike në Vlorë, Fier e Elbasan

Frika nga koronavirusi, dezinfektohen institucionet publike në Vlorë, Fier e Elbasan

35
0
Shares

Konfirmimi i 6 rasteve me koronavirus në vendin tonë ka shtuar edhe masat për parandalimin e virusit. Në institucionet publike në Vlorë e Fier ka nisur dezinfektimi.

Kështu në Vlorë, pas dezinfektimit të spitalit rajonal, këtë mëngjes ka nisur dezinfektimi i policisë së qarkut, ndërkohë nga bashkia e Vlorës konfirmohet se ka përfunduar ky proces në  80% të shkollave të qytetit. Janë 4-5 shkolla që kanë përfunduar dezinfektimin.

Nga spitali rajonal i Vlorës mësohet se veç dhomës së karantinës në çdo pavion është ngritur tashmë një dhomë shtesë për të mbajtur pacientët të cilët dyshohen ose shfaqin simptomat e koronavirusit përpara se këta të fundit të nisen përn ë Tiranë.

Në total janë tre dhoma të veçanta për karantimin e personave të dyshuar me koronavirus, përveç karantinë së posaçme.

Drejtuesit shprehen se personeli është i pajisur me bazën mjekësore të nevojshme si dhe masat mbrojtëse.  Spitali i Vlorë ka në gjendje 20 mijë maska kirurgjikale mbrojtëse për koronavirusin.

Në Fier sot ka nisur dezinfektimi i shkollave dhe kopshteve. Fillimisht dezinfektimi ka nisur në 4 shkolla dhe 7 kopshte të qytetit të Fierit dhe më pas do të shtrihet në njësite asministrative.

Janë tre grupe të dizinefektuesve që po zbatojnë programin e dezinfektimit.

Në orën 8 të mbrëmjes do të nisë edhe  dezifektimi i mjediseve publike si godina , lulishte, e parqe.

Burime nga spitali rajonal i Fierit bëjnë me dije se gjatë natës nuk është paraqitur asnjë person me shenja të Covid 19.

Është kufizuar edhe hyrja e dalja e familjarëve të pacientëve që janë të shtruar në spital. Nuk ka mungesa te barnave dhe medikamenteve. Ka maska dhe oksigjen të mjaftueshëm. Rastet e dyshuara dërgohen në Tiranë.

Edhe Bashkia Elbasan ka nisur dezinfektimin e të gjithë shkollave, kopshteve dhe çerdheve.Po ashtu, për të evituar grumbullimet e njerëzve në ambiente të mbyllura është ndryshuar procedura e trajtimit të qendra ditore.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY