“PD shtojcë e Metës”, Bardhi i përgjigjet Ballës: Nuk heqim dorë nga...

“PD shtojcë e Metës”, Bardhi i përgjigjet Ballës: Nuk heqim dorë nga mbrojtja e Kushtetutës

56
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla nga foltorja e parlamentit perfundoi në akuza, duke thene se Meta po lobon kundër çeljes së negociatave.

Balla ka deklaruar se Meta në takimin që ka pasur me krerët e diplomacisë së katër vendeve të BE ka mbajtur qëndrim kundër hapjes së negociatave, ndersa akuzon dhe PD se eshte shnderruar ne shtojce te Presidentit.

Gazmend Bardhi ka reaguar menjehere ne rrjetet sociale lidhur me keto deklarata duke theksuar perpjekjen e tyre per te shpetuar kushtetuten.

“Taulant Balla është mësuar të jetë shtojcë e krimit, përmes të cilit ka vënë pasuri të paligjshme. Ai as nuk mund ta kuptojë, as nuk mund ta pranojë që ne, qytetarët e lirë të ketij vendi, të bëjmë çdo sakrificë për mbrojtjen e Kushtetutës. Skllavi i krimit, që nisi karrierën politike i sponsorizuar nga trafikantë droge dhe e vazhdon si i tillë, është i dështuar në diversionin e tij banal. Është detyra jonë që, si europianë të vërtetë, të mos heqim dorë nga mbrojtja e të drejtave themelore dhe nga mbrojtja e Kushtetutës”,-shkruan Bardhi.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY