Dua Lipa e paska tepruar, kritika të forta nga shqiptari i njohur:...

Dua Lipa e paska tepruar, kritika të forta nga shqiptari i njohur: Eshtë artiste e shkëlqyer, por kjo është fëminore

75
0
Shares

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e tregoi hapur mbështetjen e saj me anë të postimeve në rrjetet sociale, duke u kërkuar ndjekësve të votojnë për Bernie Sanders ne zgjedhjet e se martes.

Por themeluesi i gazetës Illyria në New York, biznesmeni e  humanist i shquar, Harry Bajraktari kritikoi Duan për zgjedhjen e saj.

Në një postim në Twitter, ai tha se është e trishtueshme që këngëtarja mbështet kandidaturën e Sanders, duke i kujtuar asaj se periudhën kur Shqipëria dhe Kosova ishin në komunizëm.

“Është e trishtueshme kur Dua Lipa, e cila madje nuk jeton në SHBA, mbështet Bernie Sanders.

Shqiptarët kanë parë se çfarë i bëri komunizmi Shqipërisë. Prindërit e saj gjithashtu përjetuan diskriminimin që mbizotëronte në Kosovë nën Jugosllavinë socialiste. Dua është artiste e shkëlqyer por kjo është fëminore,”- shkroi Bajraktari.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY