LAJM I FUNDIT/Helmimi i nxënësve në Fier, policia procedon 2 nxënës të...

LAJM I FUNDIT/Helmimi i nxënësve në Fier, policia procedon 2 nxënës të shkollës

46
0
Shares

Pas helmimit të 58 nxënësve, policia ka proceduar penalisht 2 nxënës të shkollës së mesme “Janaq Kilica” në Fier. Ata  dyshohen se kanë përdorur sprajt me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës.

Sipas policisë, si pasojë e përdorimit të një sprajti me lëndë gazi, në ambientet e brendshme të shkollës, disa nxënës shfaqën shqetësime me frymëmarrjen dhe pasi morën ndihmën e parë në Spitalin Rajonal Fier, u larguan për në banesë.

Pas hetimeve rezultoi se sprajti ishte përdorur nga 2 nxënës të kësaj shkolle, konkretisht A. M., 15 vjeç dhe A. H., 15 vjeç, të cilët u proceduan penalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Ndotja e ajrit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY