“Nuk i besoj Komisionit Europian”, Ish-ministri jep aryset: Ka konflikt interesi mes...

“Nuk i besoj Komisionit Europian”, Ish-ministri jep aryset: Ka konflikt interesi mes ambasadorëve gjithollogë

55
0
Shares

Teksa shprehet optimist dhe i uron Shqiperise ti hapen negociatat, ish-ministri Ylli Manjani, shprehet i hapur kur thote se nuk i beson shumë raportet e komisioneve evropiane, kesisoj dhe te raportit te fundit qe sapo u publikua.

Sipas tij, komisionet nuk duhen besuar, pasi i duhet te beje vleresime per reformat e veta, dhe shpeshhere hyjne ne konflikt interesi me veten.

Ish-ministri thekson se Çelja e negociatave i jep fund Konfliktit të Interesit dhe të gjithë interesave gjithfarësh që na i kanë bërë ambasadorët gjithollogë, zëdhënës e guvernantë.

Personalisht nuk i besoj Komisionit Europian kur mat progresin në Shqipëri. Nuk i besoj sepse ky Komision gjendet në konflikt interesi. I duhet të vlerësojë Reformat që ka bërë vetë. Askush që do ti duhet të vlerësojë veten, nuk është objektiv.

Nuk ka të bëjë fare me individët që kryejnë funksione në Tiranë apo Bruksel. Fare! Por me konfliktin e interesit që ekziston i ulur këmbëkryq në marrëdhënien Shqipëri-BE.

Kjo në fakt është edhe arësyeja që vendet anëtare të BE, mbajtën qëndrim të ndryshëm nga raportet e vlerësimit të Komisionit Europian. Shtetet anëtare, Gjermania e para, preferuan të vënë kushte shtesë, sepse “progresi” që raporton Komisioni i Europian, nuk është bindës.

Arsyeja është pikërisht Konflikti i Interesit që ekziston në misionin dhe mandatin e Komisionit në raport me Shqipërinë. Se si do zgjidhet kjo, nuk e di! As nuk e vras hiç mendjen sepse nuk është punë për ne, në fakt.

Por, uroj megjithë fuqinë e shpirtit që të NA ÇELEN NEGOCIATAT, sa më parë!
🙏🙏🙏. Nuk jam besimtar, por jam gati të lutem nëse kjo i shërben hapjes së negociatave!

Negociatat janë e vetmja lidhje zyrtare që na mban me Europën. Për ne ato janë jetike, sepse vendosemi nën një monitorim shumë të rreptë, që ska asnjë lidhje me hyrra-byrrat e deri sotme të Ambasadorëve dhe shpurës së ekspertëve pa lidhje.

Çelja e negociatave i jep fund Konfliktit të Interesit dhe të gjithë interesave gjithfarësh që na i kanë bërë ambasadorët gjithollogë, zëdhënës e guvernantë.

Çelja e negociatave i jep fund kompromisit, ku sundimi i Bosit shitet si sundim i ligjit! I jep fund edhe “suksesit” fiktiv të reformës ku mbyllja e gjykatave quhet vlerë!!! Kulmi!

Kemi nevojë që dikush të na vërë stekën e standardeve dhe të na masë sa realisht e kalojmë atë stekë. Jo me llafe, as me deklarata, as me raporte fiktive.

Vetëm leximi i realitetit na ndihmon. Vetëm kështu shkojmë drejt Schengenit të vërtetë, duke i përbuzur minischengenarucët. Vetëm kështu perëndimi nuk na sheh më me syze diplomatike. Nuk i duam më ato syze”,-shkruan ish-ministri Ylli Manjani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY