Koronavirusi/Rama gjen ‘armiqtë’ në Shqipëri: Po lulëzon ligësia dhe injoranca

Koronavirusi/Rama gjen ‘armiqtë’ në Shqipëri: Po lulëzon ligësia dhe injoranca

82
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka reaguar se fundmi në lidhje me akuzat publike për masat e marra për parandalimin e koronavirusit.

Rama, i cili perqendrohet tek fjalet dhe replikat,  një koment në Twitter, shprehet se “koronavirusi nuk luftohet me politikë”. Sipas tij, qeveria ka nisur të përgatitet që në fillim të shfaqjes së këtij virusi.

Edi Rama: Koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik! Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit.

Rama adresoi përsëri akuza ndaj medieve, portaleve, duke u shprehur se “Shqipëria përballet me fatkeqësinë e tij të madhe”, ku sipas Kryeministrit, lulëzon ligësia dhe dembelizmi.

Edi Rama: Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet, duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca, ligësia, dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet çnjerëzor.

Dhe në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY