FATI I LOJERAVE/Gjykata vendos sot për masën e Gramoz Muratajt dhe 86...

FATI I LOJERAVE/Gjykata vendos sot për masën e Gramoz Muratajt dhe 86 biznesmenëve e punonjësave

81
0
Shares

Gjykata e Tiranës vijon sot me pjesën e dytë të personave të arrestuar, proceduar apo të shpallur në kërkim mes të cilëve dhe menaxherëve apo administratorëve të lokaleve të cilët ishin personat kyç në organizimin e lojërave të fatit, një operacion që çoi në arrestimin e 115 personave, procedimin e 24 të tjerëve si dhe dy në kërkim.

Sot vendoset masa e arrestit për Gramoz Muratajt është një prej personave të arrestuar. Në sallën e tij u gjetën dhe u kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale.

Ditën e djeshme u caktua masa e sigurisë për 29 të parët ku u lanë në arrest me burg Erjon Kreka, Igli Spaholli, Ilirjan Balla, Erjon Muja, Dritan Dema, Romir Hamitaj, Ines Salija, Axhildo Kashari, Igli Oboni, Klajdi Tosku, në arrest shtëpie u lanë Redinel Hamolli, Endrit Osmanaj dhe Samuel Buzi u dhe Klajdi Toska kurse në detyrim paraqitje Julian Kasaj, Edrian Myftari, Klevis Dedja dhe Ledion Aliçka.

Sipas policisë, në total gjatë këtij operacioni në rang vendi janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

Detajet e policise per operacionin:

“Pas një pune hetimore që ka zgjatur 7 muaj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Shtetit ka finalizuar mbrëmë me sukses të plotë, një operacion masiv në shkallë vendi.

Operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, realizuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër, ka sjellë hedhjen e prangave në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim“.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY