EMRI/Kush është viktima e parë nga koronavirusi, Italia merr masa të rrepta...

EMRI/Kush është viktima e parë nga koronavirusi, Italia merr masa të rrepta pas rasteve të shtuara

114
0
Shares

Italia eshte ne alarm dhe po punon fort per te qetesuar situaten, përsa i përket koronavirusit.

Sipas mediave vendase, ne Itali eshte shenuar viktima e parë nga koronavirusi. Mësohet se viktima është 78-vjeçari, Adriano Trevisan, i cili prej 10 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Schiavonia-s, në Lombardi.

Disa ditë më parë pensionisti 78-vjeçar dhe një tjetër 67-vjeçar u shtruan në spital pasi u paraqitën me grip, por pas analizave rezultoi se ata ishin me koronavirus.

Dy pensionistët e njihnin njëri-tjetrin. Ata frekuentonin të njëjtat bare, tashmë të mbyllura me një urdhër të kryetarit Giuliano Martini, ku shkonin për të luajtur letra. Ata kurrë nuk kishin qenë në Kinë dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar se kush mund t’i ketë infektuar.

Për këtë ngjarje, kryeministri Giuseppe Conte ka zhvilluar një mbledhje me të jashtëzakonshëm me Mbrojtjen Civile, në të cilin mori pjesë edhe Ministri i Shëndetit, Roberto Speranza. Ky i fundit theksoi se kushdo që ka rënë në kontakt me njerëz që kanë testuar pozitivisht për virusin, duhet të hyjnë në karantinë.

Në Itali numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 16.Përveç rasteve të konfirmuara, dyshohet se janë prekur edhe dy persona në Veneto.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY