SKANDAL/ Mbeturina te rrezikshme nga Italia ne Vlore, policia arrestoi 6...

SKANDAL/ Mbeturina te rrezikshme nga Italia ne Vlore, policia arrestoi 6 persona

113
0
Shares

Policia e Vlores ndaloi sonte nje operacion helmimi te qytetit bregdetar permes mbetjeve te rrezikshme te sjella nga 6 vlonjate prej Italise.
Policia ka prangosur 6 persona.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

VlorëFinalizohet operacioni policor "Amiant"Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 20 février 2020

Detajet e policise:

Finalizohet operacioni policor “Amiant”

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.

Parandalohet dhe goditet një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme  e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Vihen në pranga 6 persona përgjegjës.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

K. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë

A. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë

A. G., 48 vjeç, banues në Vlorë

F. T., 71 vjeç, banues në Vlorë

E. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë

Z. K., 45 vjeç, banues në Vlorë

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY