Kandidatët për kreun e BKH përballen me makinën e së vërtetës, si...

Kandidatët për kreun e BKH përballen me makinën e së vërtetës, si do të kryhet procesi

121
0
Shares

Tetë kandidatët për Kreun e Byrosë Kombëtare të hetimit do ti nënshtrohet testit të Poligrafit ose makinës të së vërtetës. Ky test do të fillojë ditën e sotme dhe do përfundoj të premten.

Kandidatët do të përballen me makinën e të vërtetës nga dy në ditë. Me pas do të kenë intervistën dhe pastërtinë e figurës dhe integritetit.

Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera.

Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve.

Kandidatet:

1-Aida Veizaj

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY