SPAK fillon të kthejë pas dosjet e para të OFL-së, ja arsyeja

SPAK fillon të kthejë pas dosjet e para të OFL-së, ja arsyeja

112
0
Shares

SPAK ka kthyer pas dosjet e para të Operacionit Forca e Ligjit për plotësim faktesh. Burime  bëjnë me dijeni se tashmë në SPAK gjenden 12 dosje të OFL-së.

Dy dosjet e para të OFL-së që SPAK ka marrë nën shqyrtim janë ato të Altin Hajrit dhe Saimir Taullait.

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar ka kthyer pas sekuestrimin e resortit “Golden” dhe pasurive që përflitet se i takojnë atij. Mësohet se SPAK i kërkon policisë të plotësojë dosjen me veprime të mëtejshme.

Në duart e prokurorëve të SPAK janë për vlerësim 12 dosje të personave me të shkuar kriminale. Prokurorët kanë afat 15 ditë dhe sipas aktit normativ ku është bazuar operacioni në përfundim të këtij procesi do të vendoset, ose përfundim ose rasti do të dërgohet në gjykatë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY