Polici i dehur hyn me makinë në oborrin e një banese në...

Polici i dehur hyn me makinë në oborrin e një banese në Fier, qëllon të zotin e shtëpisë

98
0
Shares

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi gjatë mëngjesit një efektiv policie në qytetin e Fierit, me gradën nënkomisar.

Duke ju referuar burimeve, efektivi i FNSh. Fier P.Sh gjatë mesnatës teksa po drejtonte automjetin në gjendje të dehur ka dalë nga rruga dhe ka hyrë në oborrin e një shtëpie. Policia thotë se qytetari është dëmtuar në dorë nga qitja e pavullnetshme e armës.

Siç bën me dije policia për Top Channel gjatë aksidentit polici ka dëmtuar gardhin e shtëpisë në fjalë dhe automjetin e parkuar. Për këtë pronari i banesës është konfliktuar me policin dhe në konflikt e sipër P. SH pasi është prezantuar ka nxjerrë pistoletën dhe janë përleshur sërish.

Ndërkohë pasi ka mbërritur në vendngjarje është kryer arrestimi i policit si dhe janë kryer veprime hetimore si testi i alkoolit që ka zbuluar se P.Sh ishte në gjendje të dehur si dhe është sekuestruar arma.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY