VIDEO/Policia rrugore në kryeqytet me dorë të hekurt, 37 shoferë në pranga

VIDEO/Policia rrugore në kryeqytet me dorë të hekurt, 37 shoferë në pranga

164
0
Shares

Rrugorët e kryeqytetit arrestojnë 37 drejtues mjetesh, gjatë javës. Policia Rrugore e Kryeqytetit, gjatë javës, njofton se ka shtuar kontrollet policore parandaluese për verifikimin e drejtueseve të mjeteve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, të papajisur me leje drejtimi, me shpejtësi mbi normat e lejuara, shkeljet e semaforëve etj.

Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:

• Janë arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 19 në gjendje të dehur, 16 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

• Janë pezulluar 157 leje drejtimi, nga të cilat 53 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 34 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë proceduar administrativisht 158 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.

• Janë proceduar administrativisht 213 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

• Janë proceduar administrativisht 115 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• Janë proceduar administrativisht 2292 mjete, për pushim dhe qëndrim të gabuar.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/179842373329051/

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY