DETAJE/Kush ishte Andon Mëhillaj, roli i tij në bandën e Jul Sinanajt

DETAJE/Kush ishte Andon Mëhillaj, roli i tij në bandën e Jul Sinanajt

553
0
Shares

Ditën e sotme ndërroi jetë në burg, Andon Mëhilli, i cili ishte i denuar perjete. Mëhillaj është gjetur në gjendje të rënduar mbrëmjen e djeshme. Sipas Abc News, ai qendronte në dhomë vetem në burgun e Peqinit, kur u konstatua nga gardianët me probleme me shëndetin. Më tej është transportuar në spitalin e burgut në QSUT në Tiranë, ku ndërroi jetë.

Familjaret, sakaq pretendojne te kunderten, duke mohuar vdekjen per shkaqe natyrale, pasi thone se Mehillaj nderroi jete si pasoje e helmimit. Pritet autopsia per te vertetuar akuzat.

Kush ishte Andon Mëhillaj?

Andon Mehillaj nga Vlora ishte dënuar me burg përjetë, ndërsa kushëriri i tij, Genis Mehillaj me 10 vite. Mëhillajt u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”.

Kujtojmë se kjo bandë u zbulua pas rrëfimit të të penduarit Julian Sinanaj, i cili i ka shpëtuar dënimit me burg përjetë dhe u dënua me 25 vite burgim.

Sekserët e vrasjeve, Andon dhe Genis Mëhillaj, shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre. Kushërinjtë Mëhillaj “peshkonin” biznesmenët e mëdhenj dhe lidhnin marrëdhënie të ngushta miqësore me ta, duke krijuar besim për mosnxjerrje sekreti. Sa herë që biznesmenët ankoheshin për konkurrentët e tyre, Mëhillajt i këshillonin që të ekzekutonin kundërshtarët.

Nga ana tjetër, ata i siguronin se kishin në varësi një person që e kryen vrasjen me saktësi të madhe, pa lënë asnjë gjurmë në vendin e krimit. Për të përforcuar idenë, i flisnin edhe për karrierën e pasur kriminale të Julian Sinanajt. Kur biznesmenit i mbushej mendja, se e vetmja rrugëzgjidhje për të shpëtuar nga rivali ishte vrasja, atëherë ai bënte marrëveshje me kushërinjtë Mëhillaj. Mes palëve nisnin bisedimet për pazaret, të cilat ishin të ndryshme, në varësi të personit që do të vritej. Pas kësaj, Erjon (Andon) dhe Genis Mëhillaj, kontaktonin direkt me Julian Sinanajn.

Ata bisedonin për objektivin e radhës, shumën e parave që jepte porositësi për “kokën” e viktimës dhe një fotografi, të shoqëruar me të dhëna personale rreth këtij të fundit.

BANDA E FAMSHME – KRIMET

Banda e tritolit u dënua për 38 akuza, përfshi vrasjen e Sokol Veizit dhe Agron Çelës, si dhe për vendosjen e tritolit ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ardian Kollozi.

Aktualisht në pranga si persona të dyshuar si anëtarë të bandës së tritolit janë Ndriçim Gjokona, Julian Sinanaj, Marjon Mitro, Andon Mëhillaj në kërkim është vetëm Genis Mëhillaj.

Në njoftimin për shtyp të 29 janarit 2014 policia deklaroi se nga veprimet hetimore proceduriale të kryera ka rezultuar se Ndriçim Gjokona, Julian Sinanaj, Marjon Mitro, Andon Mëhillaj dhe Genis Mëhillaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorët e dyshuar të një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, ndër të cilat:

1. Vrasja e shtetasit Sokol Veizi, më datë 26 gusht 2012 në Orikum të Vlorës;

2. Vrasja e shtetasit Agron Çela, në datë 20 gusht 2013 në Vlorë.

3. Vendosje e lëndës plasëse në banesën e shtetasit Ardian Kollozi, më datë 1 qershor 2013 në Vlorë.

4. Vendosje e lëndës plasëse në automjetin e Prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, në datë 13 dhjetor 2013 në Tiranë.

5. Vendosje e lëndës eksplozive në motoçikletën e shtetasit E.B. në rrugën Transballkanike në Vlorë më datë 24 tetor 2013.

6. Vendosje e lëndës eksplozive në automjetin e shtetasin E.B. në Vlorë në datë 31 gusht 2013″.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY