Sa është rrezikshmëria në vendin tonë, ministrja tregon masat e marra kundër...

Sa është rrezikshmëria në vendin tonë, ministrja tregon masat e marra kundër koronavirusit

34
0
Shares

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur sot Task-Forcën e institucioneve të shëndetësisë dhe ekspertëve për të koordinuar masat për koronaviurusin vdekjeprurës.

Manastirliu tha se “Shqipëria mbetet një vend me rrezik të ulët porsa i përket rrezikut të depërtimit të virusit, por duke qënë se mbetet rrezik evident, po merren masa. Ndaj po merren masa: Aktualisht ISHP ka përforcuar survejancën ndaj infeksioneve të rënda akute. Janë përgatitur planet për menaxhimin e rasteve në përputhje me rregulloren të shëndetit.

Megjithatë, Manastirliu theksoi se Shqipëria po merr masat paraprake, për mbrojtjen ndaj këtij virusi.

“Fakti që në 24 orët e fundit OBSH ka konfirmuar transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu, edhe pse duhet theksuar se nuk ka shpallur emergjencë ndërkombëtare por vetëm emergjencë në Kinë për momentin, ne po përgatitemi me masa të shtuara në strukturat tona dhe dua të theksoj se kemi gati planet e emergjencës për reagimin ndaj infeksioneve virale, sipas shkallës së rrezikshmërisë”, u shpreh ministrja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY