DETAJE/29-vjeçari bën manovra me ‘Benz’ para komisariatit, policia i vihet prapa dhe...

DETAJE/29-vjeçari bën manovra me ‘Benz’ para komisariatit, policia i vihet prapa dhe e arreston

51
0
Shares

Policia ka bere arrestimin e nje te riu i cili mbremjen e djeshme ka shkaktuar shqetesim ne mes te kryeqytetit.

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit te pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bene te mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashke me drejtuesin e tij, ne Komisariatin e Policisë Nr.6 Tirane.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”,-informon policia.

Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit te automjetit ju pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhates kundravajtje dhe ne mënyre te rrezikshme ne rruge”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY