Përdhunohet e mitura në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet një adoleshent

Përdhunohet e mitura në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet një adoleshent

85
0
Shares

Një vajzë 16 vjeçare është abuzuar seksualisht nga një adoleshent. Ngjarjen e rende e ka bërë me dije policia e Durrësit.

Në një njoftim të shkurtër paraprak, bëhet me dije se specialistët për hetimin e krimeve në stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasin: D.M.,18 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16 vjeçare.Nuk dihen të tjera detaje, nëse dy të rinjtë kishin njohje të mëparshme, apo kush e ka bërë kallëzimin në polici për ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY