DETAJE/Shtëpia e çiftit të plagosur kishte sistem alarmi, si është gjendja e...

DETAJE/Shtëpia e çiftit të plagosur kishte sistem alarmi, si është gjendja e tyre pas grabitjes

84
0
Shares

Detaje te reja mesohen nga grabitja qe ndodhi mbremjen e djeshme në banesen e nje çifti ne Tiranë.

Shtëpia e familjes Laze, e cila ndodhet në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet, një banesë dy katëshe është e aksesueshme nga shumë persona pasi kati i parë shërben si punishte për prodhimin e produkteve të brumit.

Mësohet se në shtëpi ka sistem alarmi i cili aktivizohet pas orës 10:30 kur ndërrohen turnet për këtë arsye grabitësit e kanë pasur më të lehtë të hyjnë rreth orës 21:40 kohë kur sipas policisë ka ndodhur edhe ngjarja.

Çifti me origjinë nga Skrapari, prej vitit 1995 jeton në Tiranë kur ushtrojnë biznesin e tyre për prodhimin e bukës. Dy bashkëshortët janë përleshur me grabitësit që kanë qenë dy dhe janë plagosur prej tyre në pjesën e poshtme të trupit.

“Panorama” meson se Afërdita ka marrë një plumb në kofshë dhe është në gjendje më të mirë, ndërsa burri ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në gjendje më të rëndë.

“Rreth orës 21:40, në rrugën ‘Njazi Meka’, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY