FOTO/Avioni nuk ulet dot për shkak të mjegullës, pasagjerët e linjës Romë-Tiranë përjetojnë tmerr në ajër

Ndaje

Mjegulla që përfshiu kryeqytetin mbremjen e djeshme, ka sjellë problemet e para lidhur me linjat ajrore.

Mësoshet se avioni i linjës “Blue Panorama”, i nisur nga Roma rreth orës 19:30 te mbremjes se djeshme, nuk ka arritur të ulet në aeroportin e Rinasit, për shkak të mjegullës së dendur.

Avioni ka mbetur në ajër duke bërë disa rrotullime, deri sa është marrë vendimi që ai të ulet në aeroportin e Brindisit në Itali, rreth orës 23:00.

Pasagjerët e këtij fluturimi kanë përjetuar momente tmerri dhe pasigurie për disa orë.
Ende nuk ka asnjë informacion nga kompania e fluturimit, se çfarë ka ndodhur me ta, ndersa shtojme se jane dhe në kushte të rënduara fizike dhe psikologjike, për shkak të pritjes përtej çdo limiti.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje