2 sulmet hakmarrëse të Iranit, zbulohet numri i saktë i të...

2 sulmet hakmarrëse të Iranit, zbulohet numri i saktë i të plagosurëve nga bazat amerikane

114
0
Shares

Edhe pse Presidenti Donald Trump konfirmoi me siguri që nuk kishte te vrare nga sulmi i Iranit në bazat amerikane, fatkeqesisht ka disa te plagosur.

Ushtria amerikane tha se 11 pjesëtarë të saj janë plagosur nga sulmet e Iranit në një bazë të saj në Irak.

“Asnjë shërbyes amerikan nuk është vrarë më 8 janar, por disa prej tyre kanë pësuar goditje në kokë”, tha zëdhënësi i Komandës Qendrore amerikane, Bill Urban.

Ai shtoi se ushtarët e plagosur janë dërguar për trajtim në Gjermani dhe Kuvajt dhe se do të kthehen në detyrë kur të vlerësohet se është e përshtatshme.

Rreth 1,500 ushtarë amerikanë kanë qenë në bazën Al-Assad në kohën kur është sulmuar nderkaq dhe nje avion ukrainas u rrezua pasi u godit nga këto raketa.

Shumica e tyre kanë hyrë në bunkerë pasi janë njoftuar për raketat që janë hedhur.

Irani ka sulmuar dy baza të ushtrisë amerikane në Irak pasi një komandant i tij ushtarak është vrarë nga SHBA-ja më 3 janar.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY