U qëllua 150 metra larg policisë, atentati në Elbasan me skemë të ngjashme me ngjarjet e tjera kriminale

Ndaje

Janë zbuluar detaje nga ngjarja e rende diten e djeshme ku mbeti i plagosur nje 23-vjeçar.

Kei Piu është gjetur i plagosur nga Policia, ndërsa është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:15 pas mesnate, ndërsa Piu, në momentin që u qëllua, ishte duke ecur i vetëm në rrugë.

Autorët nuk janë identifikuar ende, ndërsa mësohet se ishin të maskuar në momentin kur qëlluan ndaj të riut. Kei Piu, pyetjes së Policisë se kush e ka qëlluar, i është përgjigjur me fjalët se “më qëlloi një person, të cilin nuk e njoh”. Aksioni i Policisë ka qenë i menjëhershëm pas plagosjes së të riut me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Menjëherë është bërë krehja e zonës ku dhe ka ndodhur ngjarja dhe janë shoqëruar e marrë në pyetje më shumë se dhjetë persona, të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Sakaq, mësohet se Policia po vijon kërkimet dhe hetimet për të zbardhur plagosjen e 23- vjeçarit, i cili, falë ndihmës së shpejtë mjekësore, fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit. Pak kohë më parë, sipas burimeve të Policisë, 23-vjeçari është ndaluar nga kjo e fundit, pasi akuzohej për veprën penale “Tregtim të lëndëve narkotike”, por kjo akuzë nuk rezultoi e tillë dhe i riu u la i lirë.

Sipas Panoramës, qellimi i atentatit ka qenë eliminimi i 23-vjeçarit, por një incident me armën e autorëve ka bërë që ai të shpëtojë mrekullisht. Mësohet se personat që kanë qëlluar, kanë qenë me maska e kallashnikov, por u ështe bllokuar arma pas gjuajtjes së dytë.

Atentati i djeshëm është i ngjashëm me skemën e disa krimeve të kryera gjatë muajve të fundit në Elbasan e Peqin. Atentati dyshohet të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale të mëparshme dhe ka si motiv prishjen e pazareve të drogës.

/DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje