Balla kërkon të apelojë vendimin për Bashën, reagon ish-deputeti: Ky imbecili rural...

Balla kërkon të apelojë vendimin për Bashën, reagon ish-deputeti: Ky imbecili rural që ju sundon pavarësisht ligjit

84
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri ka sjelle në vëmendje deklaratat e sotme të Taulant Ballës, i cili paralajmëroi apelimin e nje vendimi te gjykatës lidhur me pushimin e çështjes për Lulzim Bashën.

Strazimiri e ironizon duke i vendosur disa etiketime, kreut te grupit parlamentar, dhe shkruan se kjo sjellje pritej, teksa vendin tone e sundojnë personazhe te tilla, te cilët marrin persiper të tregojnë pushtet gjithmone.

POSTIMI I STRAZIMIRIT

Nuk paska qenë prokuroria por… PARTIA!!! Ky imbecili rural paska “paralajmëruar se do apelojë” një vendim gjykate të marrë ndaj kreut të opozitës, në një gjyq ku palë nuk është ky, por prokuroria…!?

Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të demonstrojë pushtet kudo, madje veçanërisht në çdo gjë që s’i takon: KENI TË DREJTË! Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të tregojë me arrogancë prej rurali, që ju sundon pavarësisht ligjit, gjithashtu: KENI TË DREJTË!

Nëse pas kësaj, arrini në kokluzionin se siç çdo imbecil rural rëndom bën, edhe ky nuk shijon dot asgjë që ka, (e veçanërisht nga ato që s’i takojnë), nëse me arrogancë dhe publikisht nuk ua përplas në fytyrë të sunduarve prej tij, përsëri: KENI TË DREJTË!
Problemi fillon tek fakti që edhe ky imbecili rural KA TË DREJTË sepse: NË FAKT KY JU SUNDON!!!!

Ky është sot prokurori!Ky është sot gjyqtari!Ky është sot edhe “E DREJTA”, pavarësisht sa të drejtë keni…KAQ!

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY