DOSJA/Motra e Dritës flet për hakmarrje, mamaja e njërit prej të arrestuarëve:...

DOSJA/Motra e Dritës flet për hakmarrje, mamaja e njërit prej të arrestuarëve: Djali të dënohet nëse ka kryer krim

171
0
Shares

Ngjarja kriminale në Mallakastër, me perdhunimin dhe vrasjen e Drita Saliajt nga disa të rinj vijon ende të marre vemendje, pas perfshirjes së familjareve ne reagime.

Pas publikimit të dosjes tronditëse për vrasjen e Drita Saliajt, ka reaguar motra e saj, Dallëndyshe Kajo. Ajo mohoi kategorikisht që motra e saj të jetë marrë me drogë.

Në dosje, një prej autorëve kishte rrëfyer se krimi ka ndodhur për pazare droge. Por motra e Drita Saliajt, Dallëndyshe Kajo tha në një lidhje telefonike për “FaxNews” se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Dallëndyshe Kajo kërkoi drejtësi ose në rast të kundërt, ajo u shpreh se fëmijët e Dritës do të marrin hak vetë.

“Na futët fëmijët në hasmëri, çfarë është ky shtet. Po nuk u pushkatuan, po nuk u varën, do të hakmerren fëmijët. Janë tensionuar fëmijët moj. Të lutem shteti të marrë masa. Si moj ta masakrojë, ta përdhunojë edhe qenka fëmijë. Moj ky po shkon ky shtet? I madhi ka kaluar në depresion, se mos na gjen gjë fëmijët. Të lutem duam drejtësi. Të lutem”, tha motra e Drita Saliajt.

Nderkaq nga ana tjeter, ka folur për herë të parë nëna e Luis Saliajt, një nga adoleshentët e arrestuar për vrasjen e Drita Saliajt. Duke folur për gazetarin e SYRI TV, Mimoza Saliaj është shprehur se djali i saj duhet të mbajë përgjegjësi nëse ka bërë krim.

“Djali im për atë që ka bërë të dënohet”, është shprehur Mimoza Saliaj. Më pas ajo tha se nuk e pranon dot faktin që djali i saj mund të ketë përdhunuar kunatën.

DOSJA

Në daten 04.01.2020, rreth orës 22:30, e ka telefonuar Luis Saliaj, e i ka thene që të shkonte ne Gjerbes ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në keto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar tek Luisi, ku janë takuar në afërsi të banesës së këtij të fundit.

Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinen e tij e të merrte atë të Ervis Zotaj, pasi do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliajt. Pas kësaj kanë shkuar tek banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë.

Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gotë raki.

Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimin se do shkonte në tualet, por në të vërtetë është futur në dhomën tjeter, e ka dalë prej andej me një pako hashash.

Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kesaj Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 Euro, ndërsa Drita thoshte me 200 Euro. Ndërkohe Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina.

Kur ka dalë jashtë, ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar tek dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallonat Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhënie seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë, me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit.

Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sediljen e parë të pasagjerit.Pasi janë nisur, Luisi i ka thënë të ecte shpejt në drejtim të rezervuarit.

Rreth orës 03:00, të datës 05.01.2020, kanë mbërritur tek rezervuari, ku Luisi dhe Ervisi e kanë zbritur nga makina dhe e kanë hedhur menjëherë në ujë. Pas kësaj janë kthyer në Gjerbes ku ka marrë makinën e tij dhe është larguar për në banesën e vet, ndërsa Ervisi e Luisi kanë shkuar përsëri tek banesa e Drita Saliaj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY