FOTO/Momenti i arrestimit të autorit të krimit në Paskuqan, si nisi sherri...

FOTO/Momenti i arrestimit të autorit të krimit në Paskuqan, si nisi sherri që çoi në vrasjen e gruas së vëllait

208
0
Shares

Është arrestuar i kërkuari Erdet Çapoku pas vrasjes makabre të kunatës së tij, Enkeleda Çapoku në Paskuqan, moment i cili eshte kapur dhe ne fotografine e publikuar ne krye.

Deri para dy vitesh, Enkeleda dhe Erdeti jetonin bashkë në një banesë me qira. Top Channel mëson se mes tyre ka patur mosmarrëveshje, ndaj Erdeti, i përzënë nga shtëpia shkoi të jetonte me të dashurën e tij, në një tjetër banesë me qira.

Bëhet me dijeni se kur Erdeti u nda me të dashurën nisi të konfliktohej me kunatën për orenditë shtëpiake, mosmarrëveshje që duket se u shuan kur kunata i dha orenditë që ai donte.

Mesa duket i riu nuk mundi kurrë ta falte faktin që e detyruan të ikte nga shtëpia, ndaj e përndiqte dhe filmonte sistematikisht kunatën dhe vajzën e saj 18-vjeçare. Nënë e bijë, ato punonin në një fabrikë këpucësh.

Më pas, filmimet në fjalë ia dërgonte bashkëshortit të saj në burg, çka nxiste konflikt mes çiftit. I burgosuri i hakërrehej së shoqes që të mos dilte kurrsesi nga shtëpia. E gjitha kjo situatë e detyroi kunatën që ta denonconte Eredet Çapokun për përndjekje dhe dhunë, çka solli një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje. 34-vjeçari e kërcënonte të ndjerën që ta hiqte denoncimin, përndryshe do ta vriste, kërcënim të cilin e finalizoi mbrëmjen e djeshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY