Rifillon ‘telenovela’, SPAK shtyn për herë të dytë gjyqin ndaj grupit ”Shullazi”

Rifillon ‘telenovela’, SPAK shtyn për herë të dytë gjyqin ndaj grupit ”Shullazi”

46
0
Shares

Edhe Gjykata e Apelit kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka rifilluar me shtyrjen e seancave për grupin “Shullazi”.

Seanca u mbajt paraditen e sotme, por gjatë gjyqit avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, të formuar vetëm pak ditë më parë.

KLGJ, edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, akoma nuk ka kthyer përgjigje. Kjo nuk është hera e parë që gjyqi për Shullazin shtyhet.

Kur ishte funksionale Prokuroria e Krimeve të Rënda gjyqi u shty me dhjetra herë, ndërsa me ngritjen e SPAK, kjo është hera e dytë që shtyhet.

Vitin e kaluar, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 14 vite heqje lirie Emiljano Shullazin, për akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal. Për katër anëtarët e tjerë të grupit, gjykata caktoi: 12 vite burg për Gilmando Danin, 10 vite për Indrit Qyqjen dhe Indrit Zelën, ndërsa u dënua me 9 vite Blerim Shullazi.

Në total, Gjykata e Krimeve të Rënda dha 55 vite burg për anëtarët e bandës, ndërkohë që prokuroria kishte kërkuar 64 vite. Pas apelimit të vendimit nga Shullazi dhe të tjerët, çështja zgjat prej më shumë se një viti.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY