Dy ftesat e Thaçit që nuk e çuan Kurtin në Presidencë, çfarë...

Dy ftesat e Thaçit që nuk e çuan Kurtin në Presidencë, çfarë po shpreson Vetëvendosja

37
0
Shares

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i kandiduari i vetëm deri më tani për postin e kryeministrit, nuk është paraqitur në takimin konsultativ te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të marrë edhe zyrtarisht nominimin për mandatar për formimin e qeverisë së re.

Dy ftesat që Thaçi ia adresoi Kurtit, nuk rezultuan me realizimin e takimit mes tyre. Kurti nuk u paraqit në takim, me arsyetimin se nuk ndodhej në Prishtinë.

Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, kanë deklaruar zyrtarë të Vetëvendosjes për Radion Evropa e Lirë.

Kurti ka thënë se agjenda e tij nuk mund të bëhet aty për aty, gjatë ditës, duke pohuar se do ta takojë Thaçin, porse jo me urgjencë.

Caktimi i mandatarit për formimin e qeverisë ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në dinamikën e formimit të institucioneve, përkatësisht qeverisë, pasi që nga momenti i caktimit të tij, do të nisë rrjedhja e afatit ligjor prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re.

Duke e shmangur takimin me Thaçin, me çka pamundësohet edhe mandatimi i tij për postin e kryeministrit, Kurti besohet se fiton ndonjë ditë më shumë në përpjekjet e tij për arritjen e marrëveshjes me LDK-në për formimin e qeverisë.

Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, nuk kanë arritur ta finalizojnë me marrëveshje koalicioni procesin e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës për ndarjen e pushtetit dhe formimin e qeverisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY