DETAJE/Aksidenti me dy viktima në Elbasan, policia arreston të riun

DETAJE/Aksidenti me dy viktima në Elbasan, policia arreston të riun

52
0
Shares

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar nga Elbasani, pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit me dy të vdekur në aksin rrugor Elbasan- Cërrik,  në fshatin Shirgjan.

Policia thotë se “në pranga u vu shtetasi me iniciale A.Sh., pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”  është përplasur me motoçikletën,  dhe për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i motoçikletës shtetasi Ervis Driza 35 vjeç,  dhe pasagjeri i motoçikletës shtetasi Fatis Qisa 56 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan”.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështia në rrugë dhe mungesa e ndriçimit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY