Paketa anti-shpifje kalon për votim, nesër mbahet protestë para Parlamentit

Paketa anti-shpifje kalon për votim, nesër mbahet protestë para Parlamentit

35
0
Shares

Nesër do të mbahet një protestë që do të organizohet përpara Parlamentit kundër paketës antishpifje të propozuar nga Qeveria e Edi Ramës.

Protesta do të nisë në orën 09:30, rreth 30 minuta përpara se në Kuvend të fillojë seanca plenare, ku në rendin e ditës është parashikuar edhe kalimi i kësaj pakete.

Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon Qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.

Siç parashikohet në paketë, Autoriteti i Mediave Audiovizive merr kompetenca deri në mbylljen e portaleve nëse gjykon se ka publikuar lajme të rreme apo shpifje.

Ndërkohë, kundërshtarët e paketës theksojnë se ky vendim mund të merret vetëm nga Gjykata dhe se asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë kompetencat që i takojnë drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY