FOTO/”Rezultatet e PISA zbuluan gjendjen katastrofike të arsimit”, Ish-deputeti: Shqipëria në rënie dramatike

Ndaje

Ne nuk gezojmë një reputacion të mirë përsa i perket cilësisë së arsimit. PISA, me publikimin e rezultateve të Programit për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve, e ka renditur Shqipërinë shumë afër fundit, ne vendin e 62 nga 71 vende pjesëmarrëse.

Ish-deputeti Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me kete rezultat, duke theksuar se kjo eshte  everteta qe vjen nga gjendja ne te cilen arsimi ndodhet.

“Publikimi i rezultateve të Programit për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve i njohur si PISA për 2018, i cili mbahet çdo tri vite, zbuloi gjendjen katastrofike të arsimit në Shqipëri.

Nga secili shtet që merr pjesë në PISA përzgjidhet një mostër përfaqësuese e nxënësve 15-vjeçarë që i nënshtrohen testit. Prandaj, konsiderohet se rezultatet e testit, reflektojnë gjendjen reale të sistemit të arsimit dhe mundësojnë krahasimin në mes të shteteve. Kjo matje bëhet në tri disiplina/fusha: lexim, matematikë dhe shkenca të natyrës. Në secilin cikël të PISA-s, një nga fushat është në fokusin kryesor të vlerësimit, pra është “fusha kryesore”.

Për 2018 fusha kryesore ishte “reading”.Vendi ynë u rendit i 61 nga 77 vende pjesëmarrëse (pa Spanjën).

Krahasimisht me 2015, ku Shqipëria u rendit e 52 nga 71 vende, shihet një rënie dramatike. Pasojat e të ashtëquajturave reforma kurrikulare, tekstesh apo ligjore, duken qartë që janë me përmasat e një tërmeti shkatërrimtar.  Rezultati reflekton të gjitha alarmet tona për kaosin në arsim dhe paaftësinë e kabineteve Rama në dy mandate.

Ndërkohë asnjë reagim nga Ministria e Arsimit dhe as nga Rama. Një heshtje varri për të varrosur të vërtetën lemeritëse. Nuk janë më ato tam-tam-et e 2015, ku debati ishte i fortë për shkak se ngjitja e Shqipërisë në klasifikim ishte pasojë e asaj cka ishte bërë deri në 2013.

Pasojë që Rama u mundua ta trumbetojë si sukses të vetin.Ndërsa sot që rezultati katastrofik dëshmon dështimin e politikave të tij e propagandës së tij, të Nikollës dhe Besës, të gjithë heshtin sikur nuk ka ndodhur asgjë.Kjo është e vërteta ulëritëse e arsimimit të fëmijëve tanë.Pasoja që këta kanë sjellë në arsim është e tmerrshme dhe riparimi i saj nis me largimin e “mjeshtrit të mashtrimit” dhe shpurës së të paaftëve”,-shkruan Boçi.

//DRONI.al/

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje