Bllokohet sërish rruga nacionale Librazhd-Elbasan, masiv gurë dhe dherash bllokojnë qarkullimin

Bllokohet sërish rruga nacionale Librazhd-Elbasan, masiv gurë dhe dherash bllokojnë qarkullimin

120
0
Shares

Ndonëse u desh një vit per te riparuar dëmin që lanë shirat e kaluar, sërish ka bllokim te rruga në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve.

Masiv dherash e gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan tek “Kthesat e Murrashit” por fatmirësisht kjo ka ndodhur në një moment kur nuk ka pasur automjete duke qarkulluar, njofton BW.

Prej një ore qarkullimi është vështirësuar dhe lëvizja po kryhet në një korsi.

Moti i keq i ketyre dy ditëve ka përfshirë të gjithë qarkun e Elbasanit me shira të rrëmbyer të cilët kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë disa segmenteve të rrugës kombetare.

Sipas parashikimeve, situata do vijojë e njëjtë dhe ditën e sotme, ndaj keshillohet marrja e çadrave.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY